Fryma poetike e së dielës me poeten;-Migel FLOR

DALLËNDYSHJA ÇAME
———————————-
Nga qielli i ftohtë
ikin dallëndyshet
në vjeshtë
dhe humbin si pika
mes resh.
Me gërshërën e bishtit
presin qiellin prej basme,
e palosin në krahë
dhe e qepin tumane.
Mbledhin kokrra ulliri
nëpër ajër rreth diellit,
pinë qumështin e reve
nga gjiri i qiellit.
E imja
dallëndyshe çame,
gushekuqe,
bishtprerë,
vishi prap tumanet
dhe nisu mbi erë.
Poshtë saj
lumi i bardhë
rrëshqet nëpër qiell
kërkon shtratin e vet
atje lart mbi diell.
Ndërtoi folenë
një parajsë reje
me fijet e dritës
dhe me pupla mjegulle.
Iku për paqe,
për të ngrohtën botë;
mes nesh kishte ftohtë,
ajo kish’ shumë ftohtë.
Fluturoi fatprerë
larg, deri atje
ku qielli
nuk çahej
nga asnjë rrufe.
Migel Flor
29.9.2026
/QendraPress/