Çaste poetike me poeten;Prena PRENDI

Kur vjen nëntori

———————————

Sa herë vjen ti nëntor

E ndërron petkun,vesh stoli

Porsi nuse ndër dasmorë

Dallon ngjyra kuq e zi.

Në mes tjerëve shëmbëllen

Peshë në supe mban histori

Te çdo datë si ujvarë rrjedh

Çlirue vendi nga hordhi.

Bukur ,fortë gjithmonë ushton

Jem’ krenarë gjithë shqiptari

Ca nderojnë e ca mohojnë

Jo,nuk shuhet histori.

Vjen i kuq e i kuq mbetesh

Gjurmët tua s’fshihen dot

Ndrit si diell në mes rrebeshesh

Me gjak trimash u vadit tokë.

Mban nëntor besën e arbrit

Për liri e për vatan

Hallakat jemi gjithë globit

Sytë në atdhe i kem’ të tanë.

Vjen gjithmonë e më shumë rritesh

Ngjyrê e kuqe vezullon

Grusht bashkuar veç kalitesh

Gëzojmë së bashku me ty nëntor!

P.Prendi 07.11.2023 Firenze

/www.qendrapress.com/