Fryma poetike e së dielës me poeten;Albina TREBICKA
SYTË E NATËS…
————————-
Përpëlit qerpikët nata
Zhveshur të flemë bashkë
Gishti i gjethes troket mbi xham
Hëna po pret jashtë
As nata,
as unë
nuk patëm gjumë…
U arratisa unë nëpër ëndrra
Nata puthte hënën pa zhurmë
Fsheh heshtja mijëra të pathëna
Sytë e natës kurrë s’kanë gjumë…
/www.Qendra Press.com/