VDEKJE PËR TY

—————————

Atëherë kur unë

Në netët pa gjumë

Mbytesha në lot

Mendova do të sëmurem

Nga mërzia

Kaloi edhe ajo

Gjithçka ishte e kotë

Tash jam kjo që jam

Pa dashurinë tënde

Por as urrejtje nuk kam

E ftohët si akulli

E zjarrtë si ferri

Jam vdekje për ty

SK, 02.02.2024, Prishtinë

/www.QendraPress.com/