E diela me temperatura pranverore

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në veri të vendit, me shpejtësi prej 15-44 km/h.