Çaste poetike me poeten;Lubi. H. TOTA

Fjalët që ti flet bëhen lule prilli!

———————————

Si një zanë mali hapat hedh ngadalë .,

Kur ec anës lumit zën këndon bilbili ,

Të lutem me zemër, ma thuj veç një fjalë .

Fjalët që ti flet, bëhen lule prilli .

Ti ma sjell pranverën në të katër stinët,

Hapat lehtë i hedh, anës rrugës gjatë ,

Për ty xhelozojnë dhe yjet mes qiellit,

Unë endem paj teje, për ditë e për natë!

Fjalët që ti flet, bëhen lule prilli ,

Mbushen dhe lëndinat lule plot aromë,

Këndon për ty fëlllënza , këndon dhe bilbili,

Kur kalon lëndinës mes barit të njomë !

Lum si unë për ty, që pata kët’ fat ,

Her nën hije të dardhës, e her nën hije të blirit,

Të eci pas teje, për ditë e për natë,

Fjalët që ti flet, bëhen lulet prillit !

Jepma pakëz dorën e më përqafo,

Lumturin e botës, krejt do ta fal ty,

Fëllënzë e malit, mos më turturo,

Falma zemrën tënde, falmi ata sy!

Le ti marrim bjeshkët, kapur dore për dore,

Ti përcjellim vitet, bashkë unë me ty,

Nuk më lodhën kurrë, asnjë rrugë e gjatë,

Pranverë kam çdo stinë kur ec veç me ty!

Shkroi Sulbie SHEHU

/www.QendraPress.com/