Çaste poetike me poeten;Nasia XHEMALAJ
KURË SE MENDOVA
————————————-
Kurrë s’mendova se do të ndaheshin,
se një lumë do të shkojë mes nesh,
të ndahesh është kaq e lehtë si veprim,
merr ca tesha dhe ç’ka kishim bashkë, në mes.
Unë ika si zogjtë para shtrëngatës,
se lumi që u fut mes nesh, nga shtrati kish dalë,
thashë më mirë nga sytë këmbët të marrë,
se të më mbytë një dallgë, e mos të jem “gjallë”.
Dhe ika me teshat e mia,
pa i ndarë për gjysmë ç’ ka kishim,
(e kush pyeti për ato, për mua janë içkra,)
kur dashurinë humba në kryqe mashtrimi.
Me veten u grinda për humbjen e betejës,
por sërish ngushëllohesha se asgjë nuk humb kot,
mbarojë diçka që ilaçin s’ja gjetëm,
e luftëtarë të mirë su bëmë dot.
/www.QendraPress.com/