Çaste poetike me poeten;Meri MEZINI
LETRA E VËLLEZËRVE
———————————-
Vëllezërit një letër më kishin shkruar,
kanë vite mërguar s’janë kthyer më kurrë.
Putha foton e tyre, shumë kishin ndryshuar,
ishin tretur të dy, bërë kockë e lëkurë.
Sytë s’ju dalloheshin,
kurrizi ju kish dalë,
nga koha rënduar
në dheun e huaj.
E mjera motër, shpirtin ma vranë,
mërmërita me vete, kurbet i mallkuar.
Mallin për vëllezërit s’e shuajta dot kurrë,
fshehur gjithë jetën
skutave të Evropës,
Në letër më shkruajnë janë shumë të sëmurë,
më copëtuan shpirtin, zemrat e motrës.
Do vijmë me trupin plagë më shkruajnë,
njëri mushkërinë, gjysmën ka hequr,
dielli s’e ngrohu, kurbetit mërguar,
në apothiqët grekut shumë vite fjetur.
Një veshkë ka hequr vëllai i vogël,
spitaleve i vetëm me fëmijët e tij,
Pranë tij s’ishte
e zeza motër,
t’u puthja ballin, duar e sy.
Pse u lënduam o Zot më thuaj,
s’u ngopëm kurrë me vëllezërit tanë,
i madhi u varros në tokë të huaj,
tjetri po kthehet por, gjysmë i gjallë.
/www.QendraPress.com/