Vetim Shala, (1968-1989) shkoi për ta dhënë provimin e mjekësisë në Prishtinë, u përjetësua me diplomën e dëshmorit
Vetim Shala u lind më 28 shtator të vitit 1968 në fshatin Nashec të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes me sukses shembullor, ndërsa shkollën e mesme në Prizren, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme, po ashtu me sukses shembullor.
Duke qenë nxënës i dalluar, afirmohet në mesin e shokëve i cili kishte sjellje korrekte si ndaj tyre edhe ndaj profesorëve të tij. Ngjarjet e rënda represive të okupatorit serb ndaj popullit shqiptar që ndodhnin pa ndërpre për të ishin udhë-rrëfyes i veprimtarisë së tij dhe njëkohësisht në zemrën e tij mbillet një urrejtje e madhe ndaj hordhive serbe e sllave të cilat ia shkaktuan gjitha këto të këqija si familjes së Vetimit dhe gjithë popullit shqiptarë në përgjithësi.
Me gjithë ngjarjet tronditëse të cilat ai i kishte mësuar nga fëmijëria ai ishte i vendosur për të mësuar dhe për të vazhduar studime universitare ku edhe regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës ne vitin 1987/88. Ai gjithnjë ëndërronte se do t’ia kthente borxhin popullit shqiptarë duke i’a shëruar plagët dhe sëmundjet anë e mbanë Kosovës. Vetimi filloi ligjëratat me shumë zell të cilat rezultuan me dhënien e kolokuiumeve dhe provimeve, por pranvera e vitit 1989 në të cilën po hynte Kosova nuk ishte pranverë e luleve, gjelbërimit, e suksesit në shkolla e fakultete sikur ëndërronte ai me shokët e tij, por ajo ishte një pranverë e zisë dhe e pikëllimit të cilën po ia sillte Serbia Kosovës.
Në marsin e viti 1989 Serbia po përgatitej që Kosovës t’i merrte Autonominë e vitit 1974 e cila u fitua me gjak dhe sadopak shqiptarëve të Kosovës u siguronte disa të drejta edhe ashtu të cunguara. Për këtë Serbia po përgatitej me vite të zbatonte memorandumin e viti 1986 me mjaft përpikëri që Kosovën ta zhvishte edhe nga të drejtat më elementare, që duhej të kishte, mirëpo populli shqiptar i Kosovës nuk pranoi diçka të tillë, pavarësisht çmimit që do t’i kushtonte. Kështu që filluan grevat e minatorëve në Mitrovicë dhe revolta e qytetarëve sa vinte e shtohej në të gjitha anët e Kosovës, andaj Vetimi ishte shumë i preokupuar me gjendjen dhe thoshte KËSHTU SMUND TË MËSOJ MË.
Ai filloi së bashku me shokët e tij të organizojë greva dhe protesta të studentëve dhe gjithë popullore anembanë Kosovës. Në këto momente Vetimi thoshte -TANI NË PALESTRËN E SPORTEVE PO FILLON ORA E MADHE E HISTORISË. Armikut duhet t’i tregojmë se nxënës, student, punëtorë, bujq e minatorë të gjithë jemi një e të pa ndarë.
Erdhi marsi 1989 dhe Serbia kishte vu çdo gjë në thumb edhe shkollat edhe fabrikat edhe spitalet. Kosova ishte në rrethim të egër, makineria serbe e krimit kishte zënë pozicionet në çdo rrugë, Prishtina dhe gjithë Kosova ishin në atmosferë lufte. Por mëngjesi i vitit 1989 Vetimin nuk e gjeti në shtrat ai së bashku me shokët e tij të idealit po bredhte shtëpi më shtëpi, konvikt më konvikt të cilët kërkonin që rinia dhe studentët tanë ti tregonin Serbisë se Kosovën do ta mbrojmë edhe me pikën e fundit të gjakut. Helikopterët dhe aeroplanët me zhurmë shurdhuese zbritnin deri poshtë që ta frikësonin popullin, por përkundrazi zjarri i revoltës kishte kapluar çdo zemër shqiptari anembanë Kosovës. Fillojnë demonstratat në orët e paradites në të gjitha rrugët e Prishtinës të cilave u printe Vetimi me shokët e idealit duke brohoritur PËRPARA SHOKË JA VDEKJE JA LIRI. Policia fillon të përdorë dhunë të shfrenuar mbi demonstruesit duarthate që ti shpërndanin dhe shtypnin këto demonstrata. Sado që ata lëndonin dhe shpërndanin demonstruesit në të katër anët e Prishtinës serish rigrupoheshin sërish kundërshtonin me trupat dhe gjoksin e tyre kundër tytave të automatikëve, autoblindave e tankeve edhe më fuqishëm, kështu që në orët e mbrëmjes së 27 marsit vitit 1989 afër xhamisë së Llapit bie heroikisht Vetimi për të mos vdekur kurrë së bashku me Ismet Krasniqin, Mustafë Veselajn, Sevdat Xhafollin dhe Shukrije Obertincen. Ai i tha babait se po shkonte në Prishtinë të jepte Provimin të cilin edhe e dha duke e la Prishtinën me gjakun e tij të njomë dhe shokëve të tij që ne të jetojmë të lirë. Populli i Kosovës mbeti pa mjekun e ardhshëm ndërsa familja pa më të dashurin, por ai fitoi pavdekësinë./Radio Kosova e lirë/