Çaste poetike me poeten;Lubi H. TOTA

MË LË’ TË ‘TË DUA !

————————————

Emrin ta vendosa lule menekshe,

Në të katër stinët, ti pranverë je ,

Më lë të ‘ të dua se më plasi zemra,

Unë në mëndjen time, nuk mbaj të tjerë emra!

Më lë’të’ të dua se nuk të lëndoj,

Sa her të kesh lot, do të përqafoj,

Edhe buzëqeshje kur të kesh në jetë,

Aty do të jem siç e din ti vetë!

Shpesh më ke premtuar dashuri dhe fjalë,

Pse s’më ke besuar, zemrën ta kam falë.

Për ty gjumin shpesh e kam arratisur,

Të desha në heshtje gjumin s’ta kam prishur!

Më lë të ‘të dua dashur primare,

Fort të kam kërkuar, në fusha e n’male,

Më lodhe me lajka e me shumë premtime,

Ti ngele në jetë, dashuria ime .

Nuk di ku gabova që më torturon,

Sytë me lot më mbushem sa her ti kalon,

Nuk ta vura kot emrin menekshe,

Të zgjodha mes shoqesh tash e imja je !

Le të fryjnë rrebeshe, le të fryj stuhi ,

Zemrën ta kam falur, ma fal edhe ti ,

Le të presim prillin mes luleve tjera,

Në të gjitha stinët ti ngelesh pranvera !

Përsëri nuk lodhem ty duke kërkuar,

Më lë të të dua se s’muj me duruar,

Bëje zemrën gurë më fal dashuri,

Të bëhemi një unë edhe ti!

Shkroi / SULBIE .H. SHEHU /

/www.QendraPress.com/