Kurti pas vizitës në BIK: Në këtë ditë të përkujtojmë edhe 37 imamë që janë dëshmorë të kombit
Kurti pas takimit me myftiun Naim Tërnava në një deklaratë për media ka uruar qytetarët për një ditë të gëzuar e në paqe.
“Të gjithë qytetarëve ju uroj paqe, begati shëndet e dashuri. Muaji i Ramazanit është muaj i sakrificës dhe solidaritetit dhe të gjithë e dimë se solidariteti dhe sakrifica janë mirësi që sjellin mbarësi
Në këtë pranverë për çdo ditë po përkujtojmë 25 vjetorë të masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tonë në vendin tonë, por njëkohësisht edhe beteja të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhallarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit”, tha kryeministri Kurti.