Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, si dhe me zyrtarin Paul Pfeuffer nga Kosova Desk i DASH-it.

Në këto takime, janë diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe autoriteteve amerikane në fushën e zhvillimit lokal.

“Kisha nderin që gjatë qëndrimit në Vashington, D.C., të zhvilloj takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës Jugore dhe Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe zyrtarin Paul Pfeuffer nga Kosova Desk i DASH-it, me ç’rast diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Prizrenit dhe autoriteteve amerikane në fushën e zhvillimit lokal”, shkruan Totaj në Facebook Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,është i bashkëshoqëruar edhe nga Drejtori i Inspektorateve Islam Ukimeri./QendraPress.com/