Varroset 21 vjeçarja, e cila u vra nga ish-bashkëshorti
I është dhënë lamtumira e fundit 21-vjeçares, Erona Cokli, e cila dje u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçar, Valon Aliu në ambientet e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.E ndjera u varros në varrezat e fshatit Bablak të Ferizaj. Autori i krimit plagosi edhe vëllain e mitur të së ndjerës, i njëjti i cili edhe qe sot prezent në ceremoninë e varrimit, transmeton Klan Kosova. Gjykata Themelore në Ferizaj të shtunën ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes dhe plagosjen e vëllait të mitur të viktimës. Valon Aliu po dyshohet për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje. Gjykata ka njoftuar se i dyshuari e ka qëlluar me armë viktimën disa herë në kokë brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.