Rikujtime nga lufta e lavdishme UÇK-se.-Shkruan . Bashkim HOXHA, ish luftëtarë i UÇK-së dhe analist politik.
Nga kujtimet e përgjumura
XI.
… shumë mirë po bëni ju të dy (Bashkim dhe Hajdin)! Aktivizimi i oficerëve profesionistë do të na japë rezultate më të mëdha për luftën – me këto fjalë e theu për një moment heshtjen Gazmendi teksa po i jepte makinës i cili ato ditë po na shoqëronte nëpër disa aktivitete mbi organizimin e mobilizimit të përgjithshëm. Me sa kuptova – e vazhdoi fjalën ai, Agroni qenka i kualifikuar mbi ndërlidhjen ushtarake e që është shumë e domosdoshme në ushtri. Vet kam qenë ushtarë i ndërlidhjes në ushtrinë e dikurshme jugosllave prandaj e kuptoj deridiku rëndësinë e kësaj komponentë.
Gazmendi është vëllai im më i madhi; ai që në vitet 80-ta ka qenë i kyçur në organizimet e kohës për çështjen e avancimit të të drejtave të shqiptarëve, çlirimit dhe Bashkimit Kombëtar.
– e kemi obligim njerëzor, kombëtar dhe atdhetar, or mik, i kthen përgjigje Agron Axhami, prej shtëpisë së të cilit po ktheheshim për në njërën prej pikave të mobilizimit të përgjithshëm,
– ashtu është , ty të lumtë – i reagoi Gazmendi që nuk e fshihte dot ngazëllimin,
Ndërsa unë dhe mësuesi po dëgjonim, ata të dy vazhduan bisedën. Në kokë më silleshin ca mendime të trazuara: a thua si mund ta na prisnin vallë përgjegjësit e pikës nr.1 ? Kishim ndërmarrë një veprim pa një konsultë paraprake me ata, por sidoqoftë ne po angazhoheshim në kuadër të mobilizimit të përgjithshëm, ishim komplet brenda konceptit dhe s’po shkilnim asnjë rregull. Tek e mbrëmja ata duhet t’i gëzohen iniciativës sonë, megjithatë një lloj pasigurie më vërtitej në mendime. Nuk mund ta dija se për çfarë po mendonte mësuesi në ato momente konkretisht, por e merrja me mend – mbase rreth të njëjtës gjë për të cilën po e vrisja mendjen edhe unë !
Te dera e pikës nr.1 po bënte roje Xhevdet Bytyqi, një djalë i matur e i aktivizuar në luftë që në pjesën e parë të vitit 1998. Personalisht e njihja prej kohës kur ka qenë fare i vogël, për ndryshe një sportist mjaft i zoti në mundje. Babain e tij, Amrullahun, e njihja prej kohësh; ai na ka ndihmuar me strehime, furnizime, transporte etj. Me një fjalë Xhevdeti personallishtë si dhe familjarisht kanë dhënë kontribute të çmuara për çështjen e çlirimit të Kosovës që me thënë të drejtën u gëzova kur e pashë sepse nuk e kisha takuar prej një muaji e gjysmë kur të dy gjendeshim në Kosovë, s’dija se si ishin gjendur. Ai kishte kaluar kufirin për furnizime me armë, uniforma dhe pajisje tjera të nevojshme së bashku me një grup shokësh/ushtarë: Selim Rashkaj, Hajdin Xhahaj, Ragip Delijaj, Ylli Rashkaj, Sejdi Krasniqi, Adem Deliaj, Adnan Qovanaj, Ali Kastrati, Kujtim Çoçaj, Muhamet Sylejmani, Mursel Gashi, Zaim Kurtaj, Astrit Rashkaj, Elmi Bytyqi, Azem Maksutaj, Xhevat Maksutaj e Jeton Kasniqi, gjithë veprimtarë dhe luftëtarë të dalluar.
-mirëdita Xhevdet!
-mirëdita ma ktheu ai duke marrë një qëndërim gaditu.
– kur paske ardhur këtu? – e pyeta,
– para disa ditësh,
-si kaluat në kufi ? e kanë blinduar me sa kam dijeni,
-po për besë, kemi hasur në mina! Po përvoja e Selimit, bacës Gipë, Ademit, bacës Sejdi… me minat, në kufi na ndihmoi shumë.
-këtu si po iu shkojnë punët?
-mirë, por nuk e di se si do t’ia bëjmë për me u kthye,
-do të përpiqemi të bëjmë diçka,
-urdhëroni hyni brenda, K-dant Ruzhda është aty, më duket kanë ardhë disa oficera dhe po bisedojnë për çështje të rikthimit tonë…
*******
Me tu afruar aty pranë, hapet dera dhe nga një dhomë e adoptuar si një lloj zyreje që shërbente për koordinimin e punëve del Rifat Sylejmani me disa bashkëpunëtorë të tij. Rifati është një ish-oficer i armatës jugosllave por i lidhur me ilegalen shqiptare në Kosovë si fjala bie me Riza Vatën, Sami Vehapin etj. Shërbimet ushtarake serbo-sllave i organizojnë një atentat ku mbetet i plagosur rëndë. Mirpo ky fakt nuk është objektiv i këtyre radhëve tani. Vlen të përmendet, Rifa i është radhitur në radhët e UÇK’së me të filluar lufta. Kontributi i tij është mjaft i madh nëpër zonat operative të luftës. Pasi u përshëndetëm, ata shkuan në punët e tyre ndërsa unë, Agron Axhani, Hajdini Xhahaj dhe Gazmend Hoxha hymë për të biseduar në lidhje me aktivizimin e Agronit dhe kontributin që mund ta jepte ai si profesionistë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
vijon,
/www.QendraPress.com/