Rritet bashkëpunimi mes ’ Oda e Prizrenit’’, dhe Institucionit Arsimor të Aftësimit Profesional (IAAP)’’Ymer Prizreni’’.

                     Drejtori nga ‘’ Oda e Prizrenit’’, Afrim Tejeci  sot  ne  llogarinë e  tij në  fb ka  publikuar   vizitën që i ka bërë  Institucionit Arsimor të Aftësimit Profesional (IAAP)’’Ymer Prizreni’’ Prizren.  Tejeci shkruan se  sot ‘’vizituam partnerin tonë shumë vjeçar,që kemi Memorandum bashkëpunimit për të siguruar nxënësve punëtori (firma)për punën praktike ,nga afër u njohëm me ambientin e shkollës,kabinetet ,dhe me stafin profesional të shkollës profesionale,ishim tepër të kënaqur me nxënësit që na informuan për njohurit e fituara në këtë shkollë.

Ne si Odë e Prizrenit me partneret tanë ‘’Hanwerkskammer Koblenz Germany’’ do të organizojmë një seminar në fushën e gastronomisë (ëmbëlsirave dhe të bukës) këtë do të mbajmë në muajin qershor të këtij viti.

Ju përgëzojmë nxënësit ,stafin profesional udhëhequr nga drejtoresha znj Myvedete Gavazaj.’’ Shkruan ai në   faqen e tij të  Fb. /www.QendraPress.com/