Shkrimtari Reshitaj , është një penë e respektuar, që padyshim letërsisë së re shqipe i sjellë edhe poezi e roman të mirëfilltë.
Të premtëne 13 koorikut 2014,në ambientet e SHKA ,, Agimi” në Prizren, promovohet romani i Ramadan RESHITAJ, shkrimtar e publicist i cili që jeton dhe krijon në Suedi, promovoi romanin ,,HANIFJA”. Është ky libri i tij i 11-të, që e bënë autorin ndër më të dalluarin në diasporë. Shkrimtari Reshitaj mbetet një emër i çmuar i letërsisë dhe të gjitha zhanreve, konceptimi i këtij shkrimtari si në poezi, roman e zhanret tjera trajton tema atraktive kombëtare Libri u botua nga Shtëpia botuese,, Fidani”. Romani , ‘’Hanifja’’ ka trajtesën e saj që lidhet me personifikimin e Hanifes dhe fatin e femrës shqiptare në Kosovë e më gjerë. Ky personifikim materializohet duke përshkruar, ose duke i theksuar vuajtjet e saj në ato rrethana, fati i së cilës ishte ai që ishte, por autori nuk harron pa theksuar se përveç vuajtjeve të shumta që kishte Hanifja ajo në këtë roman është një personifikim i një vajze shqiptare. Bota shpirtërore, ndjenjat dhe dëshirat e saj duhet të ndrydhen e të shuhen, ndryshe shfaqja e tyre shkakton dhembje në shoqëri.
Shkrimtari Reshitaj është një penë e respektuar që padyshim letërsisë së re shqipe i sjellë edhe poezi e roman që duhet ta rikthej si e të punojmë dhe angazhohemi më shumë. Në këtë promovim u thanë fjalë miradije për punën dhe veprën në fjalë. Shkrimtari Ramadan Reshtaj pretoi se në këtë vijë vazhdon të mbetet i përkushtuar në botime të mirëfillta letrare./wwww.Qendra Press,com/