Fryma poetike e së dielës me poeten;Ermira BEZATI
Më duaj
—————————
A mundesh të më duash vetëm pak fare,
si atë motrën tënde të vogël kur ja shkulje gërshetat?!
Të më duash si era kur i troket tëndes dritare
dhe prej tavolinës, ti bën rrëmujë të gjitha fletët!
Në mundesh, më duaj si atë xhaketën e dimrit?!
Më duaj si atë, me të cilin trupin ta mban ngrohtë!
Më duaj si; lulëkuqen fushës, apo si lulet e blirit!
Në mos, si gjethet e vjeshtës kur bien përtokë!
Më duaj të lutem, më duaj pak se plasa!
Po më djeg xhani, ja këtu m’u në kraharor.
Kur të zë dashuria është më keq se vapa.
Mungesa e saj të ngrin, si dimri me dëborë!
Më duaj me nerva apo si gëzimin më të madh që ke!
Mbase kështu do t’më duash edhe kur nuk do?!
Si zogun e dallëndyshes që nuk rri dot pa fole,
Në kraharorin tënd të butë të lutem më shtrëngo!
Më duaj me vetëmohim, yjet duke i shtrydhur!
Që ret e bardha t’më vishen si fustan nusërie.
Në zemrën tënde, nëse do? Më mbaj të mbyllur,
duke më nanuritur mbrëmjeve këngë dashurie!
Më duaj, si toka, rrezet e diellit atje lartë!
Edhe pse larg nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin!
Më duaj,si buzët që duan puthjen e zjarrtë,
Të etura, pa puthje, kurrë të mos mbesin!
/www.QendraPress.com/