Zafir Berisha: Po të mos ishte UÇK-ja në sheshet dhe kafet e Kosovës do të jehonte kënga e Dragana Mirkoviqit
Dënimi kundër Pjetër Shalës shkaktoi reagime të forta në Kosovë.
Rreth këtij vendimi foli ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.
Berisha tha në Edicionin Special në Klan Kosova se “mos të ishte UÇK-ja, sot Serbia këmbëkryq midis Kosovës”.
“Në sheshet dhe kafiteritë e Prishtinës dhe Prizrenit do të jehonte kënga e Dragana Mirkoviqit”, tha Berisha.