Çaste poetike me poeten; Margarita Llapushi ZENELI

Bisedë me detin…

—————————–

Sot me detin fola

më tregoi sekretet,

për vajzat dhe djemtë

për mallet dhe dertet!

Më tregoi takimet

që si pa askush,

veç deti kur i prekte

skuqej bëhej prush!

Dhe valët më thanë

gjithçka kishin parë,

puthje , përqafime

të qeta e me dallgë!

Më tregoi shumë deti

për dashninë e nxehtë,

diellin e zjarrtë

e përpinte vetë!

Sa shumë dashuri

deti mbante brenda,

çdo verë në rërë

puthur mijëra zemra!

Në netët e nxehta

deti dashuronte,

brigjeve të fshehta

hënën në shtrat çonte!

Sot fola me detin

për gjithë dashuritë,

i besova sekretin

edhe çmenduritë!

/www.QendraPress.com/