Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Lavdije Hoti BUÇAJ

DRITË PËRTEJ STUHISË
——————————
sot, kur era frynë
e lotët rrjedhin lehtas
nga freskia e saj.
Në mendjet tona
sillet marsi i 97-es
Kur mes maleve,
nën qiellin e hapur
shpëtimtari ynë përkufizohej
vetëm me tri shkronja UÇK.
Sa krenari ndiejmë
kur ato shqiptohen!
S’ka stuhi që e zbeh
ndriçimin e tyre.
Erërat mund të fryjnë,
mund të sjellin edhe acar,
por të palekundura do të mbesin
thesar për çdo shqiptar.
Acar të fortë kishte
edhe atëherë
kur mbijetesa ishte sfiduese.
Por drita asnjëherë su shua.
Shpresa mbeti gjallë,
e skalitur në tri shkronja
Përherë e përbetuar
UÇK- emër i shpresës së pashuar.
/QendraPress/