Çaste poetike me poeten;Dava GJOKA

TI JE BREGU E UNË VALA

—————————————–

Valë e shkronja sot i mblodha

E jam ulur n’breg të detit

Penë e letër shpejt i nxora

Po pres muzën e poetit

Një zgalem e një pulëbardhë

Pranë e pranë në breg po rrinë

Bregu puth të bukurën valë

E pena shkroi për dashurinë

Shkon e vjen vala me vrap

Unë me shkronjat luaj n’letër

Bregu e vala puthen prapë

Pena shkroi dhe vargun tjetër

E u puthën varg e rimë

Sikur bregu bashkë me valën

Folën gjatë për dashurinë

Dhe zgalemi me pulëbardhën

Ti je varg e unë jam rimë

Ti je bregu, unë jam vala

Në shpirt kemi dashurinë

Ti zgalem e unë pulëbardha

/www.QendraPress.com/