Çaste poetike me poeten;Arze HASANAJ

Përballë me Hënën

————————————–

Përballë meje e shohë hënën,

e ne heshtje ishim ra te dyja.

Une asaj desha t’i flas per veten,

se ajo i din brengat e mia.

Hëna kishte heshtur para meje ,

e mërzitur ishte sonte dhe hëna.

Priste hëna vetëm qe ti flisja,

pse qëndron mërzitur qe t’a pyesja.

Por te dyja na kish kapur heshtja,

kështu hënën nuk e kam pare kurrë.

Mire moj hënë unë ne tok kam brenga,

por ti ne qiell pse nuk ndriçon si dikur.

Rrezet tua sonte nuk lëshojnë drite,

me trego me ty valle çfarë ka ngjare .

Këtu tek unë plot mashtrues e servile,

mos me thuaj se dhe tek ty ka te tille.

Por prape se prape lodhen kot,

buzëqeshjen nuk e marrin dot nga shpirti.

Ti lart ne qiell ndriço mos rri ne heshtje,

unë dritës tende i shtoj gjithmonë buzëqeshje.

/www.QendraPress.com/