Mbrëmë u hap Panairi i XVI i librit’’Prizreni 2024’’ organizuar nga I.K.S-ja
Mbrëmë në KEJ të Prizrenit solemnisht është bërë hapja e Panarit të XVI të radhës ‘Prizreni 2024’’ organizuar nga I.K.S,.Panairi do të jete i hapur për pesë net radhazi deri në natën e 28 korrikut. Lidhur me këtë organizim për mikrofonin tonë ka folur fillimisht Ditar Kabashi, njëri nga udhëheqësit e këtij panairi i cili tha se ky panair tashmë po konfirmohet si një panair interesant dhe i dashur për të gjithë shkrimtarët .Drejtori DKRS Adem Morina, tha se ky është njëri nga event e rëndësishme që në si komunë nuk mundemi ta anashkalojmë. Na do ët jemi në përkrahje të këtij eventi edhe për faktin se ka shkrimtar nga Tirana, Shkupi, e nga Prishtina zyrtare
Mbrëmë në natën e parë i bë edhe prezantimi apo promovimi i shkrimtari Adil Olluri dhe Roland Spahiu. Të cilët më shumë entuziazëm falënderuan që iu është hapur dera në këtë pritje tha Olluri, Kurse Shkrimtari Spahiu rekomandoi se duhet tët lexojmë sa më shumë
Kurse në fjalën e tij hyrëse Ditar Kabashi pos një përshkrimi të këtij panairi ai njoftoi se këshilli i këtij panairi ka bërë edhe një përzgjedhje të dy anëtarëve prizrenas Salajdin Krasniqi dhe Fahri Musliun si dhe po kështu ndau edhe dy mirënjohje për ata që ishin pjesëmarrës të rregullt të panairit të librit.