Moti në fundjavë
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.
Ndërkaq, për të dielën IHK parashikon të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat më të fokusuara mund të jenë rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet respektimi i udhëzimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik