Çaste poetike me poetin:Qazim THAÇI- Ecim nëpër shenjtëri

Ecim nëpër shenjtëri

Sa herë shpirtin e vendosim
Në piedestal matëse.
Përflakemi me veten
E përshpirtemi si engjëj
Ose si djaj të molisur.
E jetën si ta masim?
Me shpirtin granit
Apo si shpirt lënduar
Për ta vazhduar
Të shkretën jetë
Që e bartim vetëm si
Amanet deri
Në ditën e amshimit
Ajme.. si jemi ne
Njerëzit që kohën
E masim me orë
Në dorën e huaj
/www.QendraPress.com/