Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Bujana MALAJ

KTHEHU DHE NJË HERË ….

—————————————–

Kthehu dhe një herë

du me t’dashtë

ma shumë

se t’deshta

tash e m’sova

krejt ma mirë

sa gënjeshtër

qenka jeta.

Nëse k’thehesh

dhe një herë

besën zotit

do t’ja jap

sikur rr’shina

e dyllit n’verë

ngjitun shtatit

do të kap.

Kthehu pra

veç dhe një herë

e n’të lansha

me ik ma

para teje

n’varr do futem

të dy s’bashkut

krah për krah.

KTHEHU DHE NJË HERË

/QendraPress/