Nga raporti ditor i policisë, një aksident trafiku me fatalitet, 30 aksidente me të lënduar dhe 60 të tjera me dëme materiale .

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.Sipas raportit, në këtë periudhë është shënuar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 30 aksidente me të lënduar dhe 60 të tjera me dëme materiale.Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2629 gjoba trafiku.Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 26 persona, 17 i ka dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje dënimi.