Kryetari Shaqir Totaj, zhvilloi një takim me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë.

Kryetari Shaqir Totaj zhvilloi një takim me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë .Ai i bashkëshoqëruar nga drejtorët  e ekzekutivit:Çelë Lamj, Islam Ulimeri, e të tjerë, sot kan takuar  këtë shtab dhe kanë bashkëndarë  opsionet  e shurjes së zjarreve dhe  po kështu parandalimin  tyre.

Sot, në mëngjes Kryetari Shaqir Totaj zhvilloi një takim me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë me ç’rast u njoftua se situata është nën kontroll, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël. Gjithsesi, me ekipin tij, Kryetari Totaj vizitoi sot këtë zonë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar.

Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim.

Sot, planifikohet intervenim dhe lokalizim i zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale.

Kryetari Totaj falënderoi të gjithë pjestarët e institucioneve lokale dhe qëndrore për kontributin që po japin në menaxhimin e situatës së krijuar.

“Çfarëdo informacioni tjetër, nga kushdo që vjen, mund të jetë spekulim dhe si i tillë është pak i besueshëm. Do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për zhvillimet që mund të ndodhin ndërkohë. Me respekt!” – u shpreh ndër të tjera Kryetari Totaj./www.QendraPress.com/