E mërkura poetike me poetin;Syhejl HAVOLLI

NË PRITJE U SHËROVA

———————————-

Në pavijonin e ortopedisë

Qetësi e rëndë, si natë pa yje

Heshtja më mbështjell, peng për shpresë

Mjekun para derës pres

Për një parafjalë

Toka bie në gjumë

Mjeku qe shtatë orë nuk vjen

Heshtja vendnumëron

Numri 7 më vegullohet

Si një orë e ngrirë

Dita ma vodhi trupin

Koha, lumë i mërzitur, më ngushëllon

Gjaku nëpër dej më vlon

Si një det i trazuar

Nga stuhia e durimit

Dhembja më përqafoi

Në pritje, u shërova.

13 gusht 2024

/www.QendraPress.com/