E mërkura poetike me poeten;Setki Q, JASHARI

Maqellara,vend i bekuar…

———————————–

Maqellara rrëzë malesh…

Ku shqiponjat bëjnë fole.

Në mes fushash gjelbëroshe.

T’knaqet shpirti, kur i sheh!

Njëzet fshatra si rruza tespi.

Plot magji i freskon Drini i zi.

Gjithmon janë të bashkuar.

Si për t’mira dhe n’fatkeqsi.

Kush ka ardhur në Maqellar.

Është ndjer si në shtëpin e tij.

Është larguar shum i gëzuar.

Me dëshirën, përsëri të vij…

Maqellarë! Sa zili t’ka njerëzia.

Pse të bukur të bëri perëndia.

Me djem trima,shum puntorë.

Me vajza të bukura,si lule borë.

Kur një fshat e godet fatkeqsia.

I gjendet pran e gjithë njerzia.

Kur bëhet dasëm në Maqellar.

S’mbetet njeri ,vallen pa marr.

Vetëm një fe ka në Maqellar.

Ma e bukura fe,Shqiptaria..

Ushqimet bio dhe ujë i bekuar

Shijohet mishi,djathi,bira,rakia…

Maqellara është zemra e Dibrës…

Është vend i bekuar,sofër e dijes.

Maqellara është ajka e Shqiptarisë

Është shembull i kulturës,i bujarisë…

/www.QendraPress.com/