E mërkura poetike me poeten;Rajmonda MARA

JETËS…

——————-

Jetës?
Një falje do të doja të më kërkonte
Për çdo zhgënjim e trishtim që dha
Për buzëqeshjen që hera – herës
e beri të ndalonte…

Për lotin që mbyt shpirtin pa faj…
Për çdo dhimbje që heshtur mbeti pa fjalë,
nëse do ish e mundur
e falje nëse ka
do të dëshiroja që jeta të dijë edhe të fal…

Te më përqafoj në krahët e saj
gurë, shkëmbinj e çdo pengesë të thërrmojë,
Me to një rrugë dashurie e paqe të shtrojë.
Të më prekë e perkedhelë me dorën e fatit
Të më japë dritë për sa herë
errësirë me solli në shpirt…

Ëndrrën e prishur, shpresën humbur
lotin e zhgënjimit, që shpirtin vrau 
le t’i mbysë më në fund në detin pa fund
Se asgjë nuk humb…

Të më këndoj qoftë dhe nëpër dallgë
trishtimin të mbysë e faljen?
Faljen të di ta jap…

E di…
të kërkojë falje
jeta të vështirë e ka…

Por un di të pres
Ende këtu jam
Me një ninullë melodie
që deti më këndon ngadalë
sëbashku me rrezet e perëndimit të artë
shpresoj që jeta një herë të thotë:
Më fal!

/www.QendraPress.com/