Çaste poetike me poeten;:Arze HASANAJ

Veç me zotin para

————————

Me duaj kështu si jam dihet nëse do,

e po nuk më deshe se kam problem jo.

S’të lutem as nuk të përgjërohem fare,

se veten time shumë mirë tani e njohë.

S’më mungojnë fare ato që s’më njohin,

shohin sipërfaqe e me gojë kot folin.

Vetëm linda o të pa fytyrë nuk pata askënd,

jetën e jetoj sikur kam dëshirën time zotit i besoj.

Jo mbështjellur shtirje e realitet askund,

nuk më duhet askush zotin e kam afër.

Tjerët kur të duhen nuk i sheh askund,

e kam vërtetuar kam të drejtë pa fund.

Ftohtësinë edhe mos respektin e fituat vetë,

isha shumë e dashur kur rrija shumë qete .

Tani nisen shpejt edhe mos pajtimet,

luajta shumë role në jet tani jam në rolin e vërtet.

Vetëm zotit i kërkova mbështetje ,

kur rrëzohesh askush nuk të ngrit.

Por me zotin ja dola shumë bukur,

s’ju kërkova kurrë ndihmë se nuk i doni bamirësit.

/www.QendraPress.com/