Çaste poetike me poeten;Lavdije Karrametaj ZALLI
Poemë për, gjamën e venit t’em .
———————————-
Veni jem i vogël,
Por me gjam te madhe ,
Me flakë e trishtim .
Çdo rast paftyrsisht.
Kakarisim e mburrna.
Se jem popull trim .
Na thoni se populli a cmen.
Se shkojm me arme ne krah,
Se vret vllau vllan,
Vec per i pllam tok,
Apo per i kokerr moll.
Jo, Jo nuk jan te cmenunit fajtor.
Fajtor jeni veç ju,
Qe neper kolltuqe keni xan ven.
Nuk cani kryet per fis as per far,
I lat te katanisen ne vorfni ,
E i bat vrases me nam.
Me frig jetojm cdo cast ,
Frig se kujt radha ka me i ardh.
Nje tjeter i cmenun”.
Diku ka per tu duk.
E kush e din se dhuna kënd ka me perpi…
Vrasje e pabesi, trimni e rrall,
Keto qe na pruni kto vite democrazia,
Nuk asht anerr as prrall,
Mos u krenoni o mjerana,
Kur pret n’bes edhe vllau vllan.
Dhe jeta per ju s’vye kurrgja.
O Shqypnia jeme e mjer.
Pa gjumtyr ty te kan lan,
Ta moren krenarine e pa’ ner t’lan.
T’sunon i cmenuni qe snjeh bab as nan,
ai qe shklet dhe gjakun e vet ,
Me gjak po e njomin,
Shqipnin në çdo pllamb!
/www.QendraPress.com/