Fondacioni ‘’Heroina e Mirësisë’’ z. Shkurta Haxhiu, falënderon ata që ndihmojnë  fondacionin.

                        Pas  shumë ndihmave që ia bëjnë Fondacionit ‘’Heroina e Mirësisë’’ zonjusha  Shkurte  Haxhiu , padyshim se pohon se është mirënjohëse pa fund për të gjithë ata që e ndihmojnë. Ajo  falënderon së pari pronarin e Hotel ‘’Lakeside’’

“I nderuar Feim Pulaj

Dëshiroj të shpreh falënderimet më të sinqerta për përkrahjen tuaj të vazhdueshme ndaj fondacionit ‘Heroina e Mirësisë.’ Ndihma juaj, duke siguruar ushqimin, transportin dhe disa gjëra të tjera të nevojshme për aktivitetin tonë të ardhshëm në Vermicë, është një kontribut i paçmueshëm për komunitetin tonë. Me përkushtimin tuaj, ju keni bërë një ndryshim të madh në jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara, dhe për këtë jemi shumë mirënjohës.

Ju falënderojmë që jeni gjithmonë në krahun tonë dhe që na mbështesni në përpjekjet tona për të bërë botën një vend më të mirë.”

Falënderimi për kryetarin Bujar Pulaj

“I nderuar kryetar Pulaj,

Nga zemra, ju falënderojmë për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme në sigurimin e hapësirës për aktivitetin tonë në Vermic. Falë përkushtimit tuaj dhe gatishmërisë për të ndihmuar, ne kemi mundësinë të ofrojmë një përvojë të paharrueshme për njerëzit me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet do të jetë një mundësi e shkëlqyer për pjesëmarrësit tanë dhe një hap përpara drejt një shoqërie më gjithëpërfshirëse.

Ju jemi mirënjohës për angazhimin tuaj të vazhdueshëm dhe për ndihmën e pakushtëzuar që keni ofruar.”shkruan Shkurte Haxhiu/www.QendraPress.com/