Çaste poetike me poeten; Afërdita  HADAJ

ËNDRRA TË VRARA.

********************

Sa ëndrra kisha

Kur isha fëmijë.

Mësoja…lexoja

Ndjeja shum uri.

Krijoja vet vjersha

Se,talentin,e kisha.

Po ku ta dija unë

Se jeta kish trazira.

U rrita me ëndrra

Si gjithë fëmijët e tjerë.

Gëzoja, e lumtur

Shpirtin pranverë.

Por kur e kuptova

Se krahët mi prenë

Ëndrrat për dijen

Sa shpejt mi fshenë.

Bisha……..e egër

Më e keqja në bot.

Më preu lirinë

Me tabelën stop.

Ëndrrat mi mbytën

Shpirtin ma vranë.

Kur mësova lajmin

Se”kulak”më thanë.

E mbylla… rininë

Brenda në vetmi.

Bashkë me ëndrrat

Si në burg……të zi.

Po nuk u dorëzova

Etjen shumë e shtova.

Në memorie, fshehur

Përsëri unë shkrova.

Një roman të madh

Për, jetën…..krijova.

Fshehur nga gogoli

Sa lirinë…..e fitova.

Sot, jetoj……. e lirë

Si shqipja fluturoj.

Veç,ëndrrat e vrara

Dua ti shëroi……!!

/www.QendraPress.com/