Fryma poetike e së dielës me poetin;Urim MEZINI
Një copë shpirti më del mangët !
—————————————————
I përhumbur dukem n’këtë natë të gjatë
Një pjesë e imja,kur bëj apelin,më mungon
I mbështetur në një deng bari të thatë
Krejt jeta ime nëpër mendje po më kalon
Kaloj nëpër mend shumë fragmente t’mija
Të gjitha t’përjetuara e krejt të vërteta
Nuk mungojnë gabimet,as kujtimet e këqija
Nga rrugë e gjatë,t’shumta hallet e shkreta
Një copë e shpirtit ,gjithmonë m’del mangët
Dhe një pjesë e vetvetes gjithashtu
Qysh sa ikëm,lamë vetëm,derën e pragun
As vetë s’po kuptojmë më,ç’po bëjmë këtu ?
Nën’ e babë,duket se na ikën para kohe
Të tërën për vete,kohën e shpërdoruam
Hëna na mori inat e dielli s’na ngrohte
Shpirti kishte t’ftohtë e rrezet s’depërtuan
Pa mëshirë e vrava një pjesë’ të kohës sime
Sot turrem ta gjej borxh,por lodhem kot
Ta rikuperoja,bëra shumë mundime
Por kurrë nuk arrita e ritmin s’e kapa dot
Mundohem kur mundem, të gjej vetveten
Tani që jam më i pjekur,më shpesh e bëj
Rrallë herë e gjejë ,të them të vërtetën
Veç nëse do t’më shtrëngoni që t’ju gënjej.
Më mungojnë, disa copëza të jetës time
Një pjesë e kujtimeve t’mija,që kam kaluar
Por më shumë më mungon,vendlindja ime
Dhe një pjesë e ëndrrave,që mbeten pa u realizuar.
/www.QendraPress.com/