Çaste poetike me poeten: Dafina Lira MUCKA
DO LE SHPIRTIN GJALLË
——————————-
E di një ditë do iki larg
Në qiellin ku nuk do më shini
Shpirtin do le të gjallë
Në zog a flutur do më kini
Do lë dhe disa vargje
Diku emri do dalë
Do më lexojnë të tjerë
E do më kujtojnë me mall
Do rend në fusha male pyje gjelbëruar
Do thith nektarin dashuri
Në parajsë do jem bekuar
Se kurrë si bëra keq njeriu
Se shpirti nuk kërkon shumë
Ai do vetëm mirësi
Se s’do të ngarkohet me gurë
E të vdes në errësi
/www.QendraPress.com/