Arrihet marrëveshja me ShSKUK-në – Sigurimi fizik i QKUK-së anulon grevën, nga tetori i marrin pagat me rritje.
Sigurimi fizik i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka pezulluar grevën e paralajmëruar për sot pasi të njëjtit kanë arritur një marrëveshje me ShSKUK-në që pagat të dalin me rritje. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se pagat me rritje do të dalin nga tetori, në të kundërtën do ta mbajnë grevën.
Hajriz Qeriqi, punëtor i sigurimit fizik në QKUK ka thënë se po i kërkojnë vetëm të drejtat e tyre. Punën që e bën në këtë institucion shëndetësor e konsideron të rrezikshëm për shkak sulmeve të shpeshta.“Unë që 25 vite, prej 99-ës kam hyrë në QKUK, kemi qenë me shtet duke punuar, na kanë privatizuar neve. Jam luftëtar i UÇK-së e invalid i luftës. Paga është me kujdestari, ata që kujdestarojnë ditën 270-290 euro i marrin, ne që kujdestarojmë natën i marrim 300. Kërkesa jonë është që të bëhet se paku 450 deri 500 euro. Me së shumti ne kemi problem tek dera si sigurim. Mua me kanë rrahur, nuk e di as kush më kanë rrahur 5 veta, as rrezikshmëri nuk na paguajnë, 2 euro kujdestaria na paguhet”, ka thënë ai.