Çaste poetike me poeten:Sadete HISENI
Rrapi im
——————————–
Po troket kjo stinë e vrugtë
ballin po t’a zhveshë ditë e nga pak
Ruaju erës rrapi im
Se t’a lëviz rrajën
T’a dredhon trupin
e pa gjethe ka me të lanë
Ashtu si lulen time në saksi
veç e zverdhi kjo vjeshtë e hershme
Ruaju rrapi im
Po thyhesh pahiri nga nasgjaja
Nga hidhërimi
Në këtë prag dimri
Se mos po të ngulë pikën kush
Drejtë e në zemër
Dhe t’a qanë gjoksin djaloshar
Duke të plagosë thellë
Ashtu siç plagoset një zemër drenushe
/www.QendraPress.com/