Mbyllet studimi i fizibilitetit për teleferikun e Kalasë së Prizrenit, diskutohen hapat e mëtejshëm
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), agjencisë zvicerane Swiss-Contact dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, për të diskutuar hapat e mëtejshëm të projektit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit.
“Studimi i fizibilitetit ka përfunduar, ndërsa, në takimin e sotëm u diskutuan hapat e mëtejshëm për hartimin e projektit të detajuar implementues”, Marrëveshja për këtë projekt është rezultat i një bashkëpunimi mes Komunës së Prizrenit, MMPHI-së dhe Swiss-Contact.