Çaste poetike me poeten:Mimoza GJETAJ

TË KËRKOVA SONTE

———————————-

U humba në ëndrra ne kohën e vjetër

Të kërkova të vije I mbylla sytë,

dhe dorën tënde ndjeva

Nuk e di u përmbyta në stuhi,

ne ndjesi të fshehur

Puthjet më shtrydhin erë jasemini

Buzët e etura kundërmonin prush

Të një vatre të zhveshur……

Në ëndërr në krahë më bëhesh …..

Etshëm simfonia e kësaj nate

Tejmbushje kapilarët e shpirtit

Vërshuar nga fontina ndjenjash të harruara…

Të kërkova sonte…

Zemra sa s’shkulej në ketë gjysmë natë..

Përqafomë, lërma buzën tënde të më djeg prush

Në përshpirtjet e kësaj nate të gjatë.

Të kërkova sonte …

 Ëndrrën humba midis kullës së fildishtë

Të shpirtrave tanë të heshtur….

Vetminë s’e munda dot ……

/www.QendraPress.com/