Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, organizuar nga LRF e Prizrenit dhe Komuna, u mbajt mbledhje komemorative, kushtuar Erdogan Celines

      Sot, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, organizuar nga LRF e Prizrenit dhe Komuna, u mbajt mbledhje komemorative, kushtuar Erdogan Celines, ish futbollistë e trajner i njohur. Morën pjesë figura të shquara nga tërë Kosova nga gjenerata e artë e sakrifices dhe drejtues të FFK, ne krye me Agim Ademin kryetar. Të pranishmi folën për rolin dhe trashëgimin që ka lënë Erdogan Celina. I ndjeri u varros sot pasdite në varrezat e reja në Landovicë, në prani të shumë qytetarëve anemban Kosovës .

Agim Ademi duke nënshkruar në librin e kujtimeve.

  Edhe kryetari I Komunës  Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi Gashi morn pjesë në komemoracion . Kryetari totaj pohon ‘’Me pikëllim të thellë shpreha ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta, duke kujtuar kontributin e jashtëzakonshëm që dha për futbollin dhe sportin tonë.

Erdogan Celina ishte një nga figurat që i dha vlerë një periudhe të artë të futbollit kosovar. Emri, puna dhe përkushtimi i tij do të mbeten pjesë e kujtesës sportive të Prizrenit dhe të Kosovës.

Erdogani, u prehtë në paqe!

/QendraPress/