Çaste poetike me poeten:Violeta Zogaj TELAKU
Të lutem, vargu im
—————————-
Iu luta vargut sot
Si asnjëherë e asnjë mot
Me zgjo nga gjumi I hershem
Ardhë nga ofrimi vjeshtor
Nga I thekshëm ftohtë e mëngjes mjegullor
Më zgjo I thash vargut e eja bredhim bashkë
Le te rrjedh vargu im pa asnjë trishtim
E le të flas, nëse ka nevojë edhe te bërtas
Le të flas qoftë për ftohtin e hershëm
Kopshtin e molisur
Pemën e degdisur
Gjethin e zverdhur
Shiun rrëke derdhun
Fol vargu im e mos ngurro
Hidhu në qafë ti kujtdo
Për të mirë a për tê keq
Ke të drejt ti kritiko
Për farëmirin që pak ka mbet
Apo pjellën e keqe
Që druaj as dheu se tret
Ani, në fund të fundit
Secili e ka emrin e vet
Shkruaji xhunglës
Jo asaj kafshërore
Shkruaji kësaj
Të pazëvendësuarës
Kësaj njerëzores…
Shkruaji edhe tokës
Që shkelim me këmbë
Tokën e gjorë që njeriu e tremb
Duke menduar për ne,
Se njëri tjetrin do ta hamë me dhëmb
Për qiellin e kaltër
Dhe retë e bardha
Që shpesh nê të ndryshme fytyra ato figurojnë
Dhe nê më të dashurit tanë
Ato na ngjasojnë
Vargu le të rrjedhe e le të flas
Ti kujtojmë Mike dhe mik
Për sofrën, për ujin
Për bukë edhe krip
Të shkruajmë e të flasim
Për doke e tradita
Për fisnikëri e bujari
Për trojet tona të bekuara
Kudo ndër shqiptari
Për të cilat troje
Të gjithë na e kanë zili
Të flasim me ëmbëlsi
Për të mirën dashuri
E me ngulm ta kundërshtojë e dënojmë
Të zezën tradhti!
Leta
16.09.2024
/www.QendraPress.com/