Kryetari Totaj  përgëzon Emergjencën  e  Prizrenit edhe  për  dy autoambulanca nga më modernet

   Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë prof ,Dr Simir Krasniqi, drejtori i QKMF dr Fadil Bajraktari dhe drejtori i Emergjencës dr Arbnor  Ukaj, bënë  pranimin i dy autoambulancave ne ndërtesën e Urgjencës, kështu tani  kësaj Emergjence  iu  shtuan edhe  dy autoambulanca   nga  fjala e fundit e këtyre  automjeteve më të  gjitha  përgatitjet  për raste  urgjente. Kryetari i komunës  Shaqir Totaj me këtë rast ka theksuar sot,   dua  ti falënderojë drejtorin Krasniqi, pastaj udhëheqjen e QKMF-së për këto dy autoambulanca  që  janë  nga  fjala  fundit dhe  këto  punë   që  duken  të vogla , për  jam i sigurt se duke  kryer këto  punë  po bëjmë një punë të madhe  në shërbim të  qytetarëve dhe pastaj  vazhdoi.

Drejtori i drejtorisë së  shëndetësisë  prof dr Simir  Krasniqi  tha se   tashmë  po ia shtojmë këtij stafi edhe  këto dy autoambulanca  nga   më të mirat që  ka  ky lloj  prodhimi. Vlera e këtyre dy automjeteve  bashkë më të  gjithë  mjete tjera përcjellëse që i ka autoambulancave  është  147 mijë euro.

Drejtori i QLMF-s  dr  Fadil Bajraktari tha se  tani me  kemi pasuruar edhe me këto dy automjete Emergjencën të cilat  do të jen   edhe një shans më shumë  që të jemi aty ku ka nevojë.

Kurrse  përgjegjësi i Emergjencës  dr Arbnor Ukaj, tha se  me këto dy automjete  po ia shtojmë numrin  dhe mundësinë  e shtimit të  intervenimeve tona, kurse këto dy automjete   kanë edhe të  gjithë mjetet  mjekësor që i duhet   në rastet  e nevoje, Por  tashmë  besojë  se  do ët krijohen edhe kishte ët shtojmë edhe stafin  e kuadrove ,sepse  nevojat janë të mëdha  dihet se  kemi  mbi 22  mijë intervenime e kur vitin që shkoi parën mbi 43  mije raste na duhet  edhe kuadro shtesë.

Tani me  pritet  që  Emergjenca  dhe stafi i kësaj të jena  aty sa me shpejet dhe me ndihmën  e nevojshme