U përurua fillimi i qendrës së Mjekësisë familjare në lagjen ‘’Tusuz’’ me 1220 metra katrorë dhe të gjithë shërbimet përcjellëse
Sot, simbolikisht u vu gurthemeli për fillimin i Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen ‘’Tusuz’’, e cila do të jetë njëra nga Qendrat më moderne dhe me hapësirë prej 1220 metra katrorë dhe të gjitha shërbimet përcjellëse, duke filluar nga laboratori dhe shërbimet jeta si ato dentare dhe specialistike. Në këtë përurim ishin nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, kryesuesja Antigona Bytyçi, drejtori i shëndetësisë prof dr Simir Krasniqi, drejtori i QLKMF, dr Fadil Bajraktari, kuvendarë dhe banorë dhe udhëheqës të QKMF-së në Prizren. Nënkryetari i komunës Kujtim Gashi tha se sot simbolikisht e vumë me këtë ceremoni gurthemelin , por siç po shihet këtu punimet kanë filluar, me këtë desha të bëjmë më dije se ne do ët vazhdojmë që Prizreni të mbete prijatar sidomos në shëndetësinë primare sepse kemi një angazhim maksimal në këtë drejtim. Inserte Kryesuesja Antigona Bytyçi ka uruar këtë Qendër të Mjekësisë familjare dhe sidomos këta banorë, që tashmë Komuna po ua ofron dhe uron që kjo të jete në funksion të shëndetit ët këtyre banorëve. Prof dr Simir Krasniqi, drejtor i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit tha se kjo Qendër e Mjekësisë Familjare do ti ketë jo më pak se 1220 mera katrorë dhe koston prej 770 mijë euro, por kjo ndryshe nga qendrat tjera do të ketë edhe laboratorin si dhe shërbimet shtese specialistike si ato dentare dhe primare, Kjo do të jete njëra nga qendrat më modernë ndoshta në të gjithë Kosovë ka thekuar ai. Drejtori i QKMF-së Fadil Bajraktari me këtë rast tha se kjo qendër do të ketë staf prej specialistësh së paku 15 infermierë si dhe staf plotësues për ët kryer shërbimet e nevojshme. Në emër të këtyre banorëve ka falënderuar Mehmet Shala , cili ka falënderuar komunën dhe drejtorinë e Shëndetësisë Inserte Kjo qendër është e paraparë sipas planit dinamik të punës të përfundojë ën vitin 2026, por drejtori Krasniqi premton se presim që kjo qendër të kryhet më herët dhe të jete gati në fund të vitit që vije./www.QendraPress.com/