Për s’pari lozim me detin

Ninullë e pa ndjerë fmijsh

Pas algash rropatemi

Meduzash me rërë në pickim

Për s’dyti qeshim pas bukës

Kur lyer është vaj e krip

Diçka gjithmonë i marrim detit

Bardhësinë e ç’do dite

Për s’treti humbasim shtigjet

Monopate rënduar në shi

Ku plaset balta me gurët

Dhe zëmra humbet dashnin

Atë, njerëzoren

Atë, të paskrupullt

Ku buza piqet

E shpatulla kruset

Tre janë ditët e shkruara

Ashtu,sikur gjymat që mbush shiu

Tre jan netët e pa hënë

Ku shkruhet

Fatstuhia e njeriut

Fat paç perëndim

U ndje poshtë rrugës

Zëri i kobshëm i sirenës

Që portin shkultë

Nga më i fundit udhëtim.

/www.QendraPress.com/