Promovohet monografia kushtuar ansamblit artistik „Emin Duraku“ të Zhurit, me autor Çerkin Bytyçi dhe Hajdar Elezkurtaj,
Sot. Me një ceremoni madhështore promovua monografia kushtuar ansamblit artistik „Emin Duraku“ të Zhurit, me autor Çerkin Bytyçi dhe Hajdar Elezkurtaj. Moonografi kushtuar ansamblit artistik „Emin Duraku“ të Zhurit. Për të cilin ka folur edhe kryetari i komunës Shaqir Totaj,
Për librin folën prof. Avdulla Rizanaj, redaktor, veprimtari Mejdi Omaj, recenzent, gazetari dhe shkrimtari Sulejman Dërmaku dhe prof. dr. Imri Badallaj.
Promovimi u organizua në ambientet e mrekullueshme të restoranit LIQENI në Vërmicë, në prani të shumë të pranishmëve në mesin e të cilëve Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. i cili e mbajti edhe një fjalë rasti, nënkryetari Kujtim Gashi, kryekuvendarja Antigona Berisha-Bytyçi dhe drejtorë të drejtorive si ; Çelë Lamaj ,Adem Morina,Islam Ukimeri e shumë libërdashës nga gjithë Kosova e më gjërë.
Ansambli shfaqi program të pasur kurse, promovimit i parapriu pianistja e talentuar Susuri, pas të cilës, aktorja Arbëresha Berisha lexoi reportazhin nga libri kushtuar Ansamblit. Mbrëmjen për mrekulli dhe me profesionalizëm e moderoi moderatorja. Me këtë monografi autorët kanë paraqitur edhe gjithë aktivitetin e madh që ka pas kz ansambël, që ka fituar vende shumë të rëndësihme në të gjitha festivalet .Çerkin Bytyçi, pos kësaj monografie në veprimtarinë e tij ka edhe nnë libër tepër të rëndësishme e të mirë për shkollat shqipe në Vërri. Përkushtimi i Bytyçit meriton një lavdata të përgjithshme /www.QendraPress.com/