Biblioteka Ndërkomunale   në  Prizren promovoi  veprat e shkruara të Prof. Dr. Agim Zogajt

   Në praninë e një numri të madh  intelektualësh dhe  poetësh e peotesh sot, Biblioteka ndërkomunale   në  Prizren promovoi  veprat e shkruara të Prof. Dr. Agim Zogajt. Ku  fillimisht  lidhur me këtë  promovim,  foli shkurtimisht  drejtoresha e  bibliotekës  Sadete  Sadikaj, e cil  tha   se  profesor Zogaj ka një opus të madh veprash të shkruara , të cilat  japin edhe një  pjesë të historisë së  marrëdhënieve  të Shqipërisë me ish shtetin  Jugosllavisë

Derisa  prof dr Agim Zogaj, duke  fol për librat ai ka  folur edhe  për kurthet e përhershme të ish Jugosllavisë e më vonë të Serbisë kundër shqiptarëve. Për të ardhur deri tek  libri kushtuar Batalionit’’Atlantik’’ të  UÇK-së , ku  ka thënë se  UÇK-ja është  arritja më madhe e shekullit.

Për veprat e  profesorë  Agim Zogaj ka  folur edhe historiani Ekrem Bajraktari, i cili është fokusuar  lidhur me librat  e historisë të profesorit që lidhin  historinë e  kombit shqiptar dhe  kurthet se Serbisë.

Pastaj  profesori Arif Kabashi,  është përqendruar   për librin  ‘’Paqja e ftohtë’’  si një  arritje  historike

Së  fundi prof dr Agim Zogaj duke folur  për  veprën  e përmendur  tha se e ka plotësuar edhe pak më shumë  dhe se do të  botohet me titull të ri’’Hija e paqes’’   e në këtë  kontest  ka  folur edhe  për  tradhtinë  dhe  gënjeshtrat e mëdha të Dik Martit./Rtv Besa/