Nesër  me rastin e ditës së Flamurit fillohet me homazhe  te Varrezat e Dëshmorëve njofton Isa Berisha  kryetar i OVL-së në Prizren

              Për nder te festave të Nëntorit ditës se flamurit, daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ditëlindjes se Komandantit legjendar Adem Jashari organizata e veteranëve të UÇK-së Prizren në mbështetje të Kryetarit të komunës Z. Shaqir Totaj organizon këto manifestime.

Me 28.11.2024 ne ora 10:00 do ta bëjmë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë në ora 12:00 në kalanë e qytetit te Prizrenit do të shpaloset panoja ‘’Liria ka Emër’’ me figurat dhe themeluesit e UÇK-se Z.Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Ndërsa ne ora 14:00 ne Shtëpinë e Bardhë në bashkëpunim me gratë veterane do të hapet ekspozita.

Ftohen të gjithë familjarët e dëshmoreve, invalidëve, veteranëve dhe qytetarë të Prizrenit dhe me gjerë të na bashkëngjiten për nder të kësaj feste. Prandaj në emër të OVL e UÇK-së Prizren gjithë qytetareve ja uroj festat e nëntorit njofton  kryetari i OVL të UÇK-së në Prizren Isa Berisha/www.QendraPress.com/