Nxënës e mësimdhënës të ShFMU “Mati Logoreci” në Prizren, festuan Ditën e Flamurit me krenari dhe entuziazëm.

      Me rastin e ditës së flamurit 28 Nëntorit,në këtë ditë të veçantë, nxënësit e ShFMU “Mati Logoreci” në Prizren, nën udhëheqjen e mësimdhënësve të tyre, kanë festuar Ditën e Flamurit me krenari dhe entuziazëm. Aktivitetet festive u zhvilluan nën qiellin e hapur, në zemrën e qytetit të lashtë, te ‘’Shadërvani,’’ ku nxënësit dhe mësimdhënësit u bashkuan me qytetarët për të nderuar këtë ditë historike. Fillimisht programin e  ka hapur drejtori i kësaj shkolle prof ,Hilmi Rexhaj,ka uruar festën e Flamurit, duke rikujtuar një pjesë edhe të kësaj pjese të lavdishme.

Me këngë, valle tradicionale dhe ngjyra kuqezi që valëviteshin kudo, atmosfera ishte mbushur me emocion dhe frymë atdhetare. Të pranishmit patën mundësinë të shijojnë një festë unike, ku brezit të ri iu dha mundësia të shfaqë dashurinë dhe respektin për flamurin dhe kombin tonë.

Kjo ditë, përveçse një festë, ishte edhe një moment reflektimi mbi sakrificat e bëra për lirinë dhe pavarësinë, duke kujtuar historinë dhe trashëgiminë e pasur të kombit tonë. Mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle kishin përgatitur njërin nga programet më të pasura deri me tani për këtë festë. Drejtori Rexhaj, tha se ky program është kaq i pasur, sepse është punuar me përkushtim./www.QendraPress.